Flash News

NDËRKOMBËTARE

Çfarë po ndodh me Miley Cyrus? Ndryshon sërish

Çfarë po ndodh me Miley Cyrus? Ndryshon sërish

Miley Cyrus, e njohur nga të gjithë për rolin e saj, “Hannah Montana”, po kalon një tjetër proces ndryshimi pas ribashkimit me aktorin australian Liam Hemsworth.

Miley arriti të rrëmbente vëmendjen e gjithë botës me skandalet që shkaktoi në performancat e saj dhe në rrjete sociale duke kaluar limitet.  Kujtojmë se shndërrimi i saj erdhi pas ndarjes me Liam Hemsworth.

Vërehet që tani, Miley po i  rikthehet “normalitetit” duke i shmangur skandalet, megjithëse ka akoma shumë punë për të bërë.

Ndoshta, Miley e ka kuptuar se duhet të pastrojë imazhin që njerëzit ta duan sërish.  Apo dashuria është aq e fuqishme sa e ka rikthyer aktoren me këmbë në tokë.

Mbetet për tu parë, ndërkohë që çifti Cyrus-Hemsworth po shijojnë rikthimin  e tyre prej disa kohësh.

Të fundit