Flash News

KRYESORE

Çfarë po ndodh në Delvinë? KQZ dërgon 400 fletë votimi shtesë

Ndonëse pjesëmarrja është e ulët, në shifra minimale, KZAZ-ja në Delvinë ka kërkuar nga KQZ-ja në Tiranë 400 fletë votimi shtesë. Sipas shkresës, 200 fletë janë nisur drejt Qendrës së Votimit nr. 4618 dhe 200 të tjera për në Qendrën tjetër të Votimit nr. 4619.

Në Delvinë, mazhoranca përfaqësohet nga kandidatja Majlinda Qilimi, e cila nuk ka asnjë rival as nga Bindja Demokratike as të pavarur.

Perfaqesues te Partise Demokratike, kane deklaruar ne disa dalje publike se kutite e votimit po mbushen ne menyre fiktive, per te legjitimuar sadopak pushtetin e Edi Rames, qe pritet te fitoje te gjitha bashkite e vendit.

Të fundit