Flash News

KRYESORE

Çfarë po ndodh në Tiranë? Mbi 100 të arrestuar; gazetarët: Qytetarët po i marrin edhe nga lokalet

Çfarë po ndodh në Tiranë? Mbi 100 të arrestuar;

Sipas disa raportimeve mediatike, numri i personave të shoqëruar në komisariatet e Tiranës besohet se i ka kaluar 100. Shoqërimet po ndodhin për shkak të protestës së opozitës, e cila është zhvilluar dje dhe sot në disa zona të kryeqytetit.

Gazetarja e ‘News 24’, Klodiana Lala raportoi pak më parë se Prokuroria e Tiranës ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për të hetuar edhe mënyrën se si po arrestohen qytetarët, pasi ka dyshime se shumë prej tyre janë kapur nga policia në momentet kur po protestonin paqësisht dhe pa dhunë.

“Kam informacion se qytetarët janë marrë edhe nga lokalet”, tha Lala teksa raportonte nga Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Ndërkohë, ‘Fax News’ ka publikuar një video që tregon, sipas kësaj media, disa të rinj që futen me forcë në furgon nga policia, ndonëse po qëndronin në shkallët e Teatrit të Operas dhe Baletit dhe nuk ishin përfshirë në akte dhune. Raportohet gjithashtu se policia ka nisur krehjen e disa zonave të Tiranës.

Situata në protestë u tensionua pas arrestimit të dhunshëm të Sait Dollapit, Sekretar Organizativ i PD-së. Nga Parlamenti, protestuesit u zhvendosën përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës, por edhe aty  u përballën me gazin lotsjellës dhe ujin me presion.

Dollapi dërgohet në spital me ambulancë nën vëzhgimin e Avokatit të Popullit

Të fundit