Flash News

KRYESORE

Çfarë po ndodh me Nylyferin, aktorja turke komentohet negativisht: Je bërë si viktim

Aktorja  turke e cila njihet më shumë nga roli i Nylyferit në “Diamante dhe Dashuri”, Bestemsus Ozdemir, ka rënë shumë në peshë aq sa edhe fansat nuk e kanë pëlqyer ndryshimin e saj.

Aktorja, përmes një foto të postuar në Instagram është paraqitur si me linja shumë të dobëta dhe me një pamje aspak të admirueshme.  Rënia e saj drastike nga pesha ka ngritur dyshimet se 25 vjeçarja mund të vuaj nga ndonjë sëmundje.

Sipas Hurriyet, aktorja dhe modelja po tretet dita-ditës. Fotot e fundit të Nuliferit në Bebek, Stamboll tregojnë linjat shumë të holla të saj, aq sa edhe ndjekësit në rrjetet sociale kanë reaguar duke shkruar se “është bërë si viktimë”.

Por, sipas deklaratës së Nylyferit nuk ka asgjë serioze për shëndetin e saj. Aktorja shprehet se ka rënë 4-5 kg që kur ka nisur serialin ‘Meyrem’.

“Kam rënë në peshë 4-5 kg që kur kam nisur serialin e ri ‘Meyrem’, por nuk jam sëmurë. Ha shumë, por nuk arrij të shtoj në peshë”,- tha Bestemsus.

Të fundit