Flash News

KRYESORE

Çfarë po ndodh te Drejtoria e Policisë në Tiranë, pedagogu i gazetarisë publikon fotot: Nuk lëviz as miza

Paralizohet qarkullimi përgjatë Lanës në Tiranë. Pedagogu i gazetarisë dhe aktivisti Ervin Goci publikon foto përmes së cilave tregon se si është bllokuar qarkullimi i automjeteve nga Drejtoria e Policisë deri te “21 Dhjetori” në kryeqytet.

“Mirëmëngjesi të dashur miq! Dhe me këto pamje nga Lana, desha t'ju uroj një ditë të këndshme! Gjysmë kilometri trafik i ngjeshur, nga drejtoria e policisë te 21-shi, ku nuk lëvizin as mizat, jo më makinat”, shkruan Goci.

Të fundit