Flash News

KRYESORE

Çfarë presin nga takimi me Presidentin aleatët e Partisë Demokratike?

Çfarë presin nga takimi me Presidentin aleatët e Partisë

Fatmir Mediu dhe Vangjel Duke, aleatët e Partisë Demokratike së bashku me krerët e 9 partive të tjera do të zhvillojnë nesër një takim me presidentin Ilir Meta në kuadër të krizës politike në vend. Kreu i Partisë Republikane pret që kreu i shtetit të shmangë një konflikt që është në dëm të interesave të vendit, ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe minimizimin e blerjes së votës.

“Ne kërkojmë nga Presidenti që nisur nga situata cënon integritetin tonë si popull dhe kushtetueshmërinë e vendit e cila është thuajse e rrëzuar dhe po shkojmë që s’do kemi as zgjedhje pluraliste, por farsë dhe shmangie nga qëllimi ynë kombëtar që është integrimi dhe Presidenti ka detyrën që palët duhet të gjejnë përgjegjshmërinë e tyre”, deklaroi Mediu në ‘Bypo Politike’.

Dule e cilëson takimin si diçka “në vazhdën e aktivitetit të përbashkët opozitar ”dhe deklaroi se nesër në orën 11 liderat e partive opozitare do të paraqesin platformën e dakordësuar, që sipas tij “përben një bazë të mirë për të nisur përpjekjen nga të gjitha palët, dhe të arritur konsensusin që duhet në vend”.

Partitë aleate të Partisë Demokratike PR, PDK, PAA, LZHK, PBDNJ, prezantuan sot përmes një deklarate të përbashkët,12 pika  të marrëveshjes së tyre që e shohin si zgjidhje per krizën politike, që pritet t’ia prezantojnë edhe Metës.

Ndër pikat kryesore janë: krijimi i një qeverie tranzitore pa Edi Ramën në krye, ndryshimi i kodi zgjedhor, kthimi i Parlamentit në një Parlament përfaqësues dhe kushtetues apo kufizimi i mandatit të Kryeministrit dhe deputetëve.

Të fundit