Flash News

KRYESORE

Çfarë pret Partia Demokratike nga raporti i OSBE/ODHIR?

Çfarë pret Partia Demokratike nga raporti i OSBE/ODHIR?

“Ne shpresojmë dhe jemi të bindur deri në një farë mase që ata do të thonë të vërtetën”. Kjo ishte kjo deklarata e sekretarit për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike Ivi Kaso.

Ai ishte i ftuar në studion e ABC News mbrëmjen e kësaj të diele ku u pyet nga gazetarja Juli Xhokaxhi se çfarë pret PD nga raporti përfundimtar i OSBE/ODHIR në lidhje me zgjedhjet. Kaso tha se pas provave që opozita ka dërguar pret që ODHIR të thotë të vërtetën dhe raporti të jetë realist.

Edi Rama dhe zgjedhjet e tij moniste, zgjedhjet e tij farsë në një datë joligjore u refuzuan nga më shumë 85% e shqiptarëve. Ne sot kemi prova që Edi Rama as në shtëpinë e vet, me votuesit e vet, komisionerët e vet nuk organizon dot zgjedhje se edhe ato kërkon t’i manipulojë. Ne presim që raporti i organizmave ndërkombëtarë  duam që raporti i vëzhguesve ndërkombëtarë, ai më seriozi në të cilin organizmat e tjera ndërkombëtare mbështeten për të shprehur gjykimin e tyre për zgjedhjet të jetë realist dhe të thonë atë që kanë parë dhe ato që ne u kemi përcjellë në mënyrë të faktuar”, deklaroi Kaso.

Të fundit