Flash News

KRYESORE

Çfarë i refuzoi Berisha Rexhep Qosjes në vitin '91, që 'e tërboi' shkrimtarin kosovar. Historia e një raporti të vështirë

Politiko.al

Në vitin 1991, Ramiz Alisë i duhej një strategji dalëse nga impasi politik ku e kishte futur Shqipërinë, Partinë e Punë dhe atë personalisht, qeverisja katastrofike e 45 viteve dhe izolimi 'i sëmurë' i vendit nga bota. Në përpjekje për të luajtur rolin e një Gorbaçovi shqiptar, duke qenë nën trysninë e sklerotikëve ideologjikë të Byrosë Politike dhe qarqeve të tjera komuniste ekstremiste në Tiranë, por edhe duke menduar për të ardhmen e vet politike, Alia shpiku (apo iu dha) një kartë loje politike.

Ai kontaktoi Rexhep Qosjen një shkrimtar kosovar i afërt me qarqet intelektuale komuniste dhe me nomenklaturën kulturore të Tiranës, për një ide 'shpëtimtare'. U ra dakord për krijimin e Komitetit të Pajimit Kombëtar, një gjë e ngjashme me një forum të drejtuar nga Anton Çeta në Kosovë, që merrej me pajtimin e gjaqeve.

'Gjaqet' që duheshin pajtuar në Shqipëri ishin më të shumta. Bëhej fjalë për një pajtim mes persekutorëve dhe viktimave. Ideja iu paraqit edhe opozitës së sapokrijuar, që drejtohej nga Sali Berisha i cili pas pak muajsh do të bëhej President i Republikës.

Berisha dhe krerët e tjerë të opozitës e hodhën poshtë idenë. Ishte shumë herët që të flitej për pajtim në një vend që i kishte ende të freskëta plagët e diktaturës dhe sidomos me komunistë të pareformuar dhe që e kishin shfaqur hapur këtë nëpërmjet organizimit të grupeve jakobine të quajtura "Vullnetarët e Enverit". Përveç kësaj, do të ishte naive dhe fatale, t'i lejohej një platformë politike, nga e cila mund të përfitonte Partia e Punës, e rishfaqur si Socialiste.

Dëshmitarë të shyrtimit të 'ofertës' së Alisë i thanë Politiko.al se pas kësaj Qosja 'u xhindos' dhe nuk ia fali kurrë Berishës dhe të djathtës. Opozita e re i kishte hequr mundësinë shkrimtarit nga Kosova që të pagëzohej me titullin e 'Babait të kombit'.

Këtë gjenezë të konfliktit ende të ndezur, të shpërfaqur edhe sot në intervistën për Gazetën Shqiptare, ku shkrimtari doli në mbrojtje të Saimir Tahirit, e konfirmon edhe studiuesi Agron Gjermarkaj në një intervistë për Politiko.al.

Një burim i Politiko.al, ish-ministër në një prej qeverive të PD, tha se Qosja refuzoi edhe një ftesë të Berishës në vitin 1992 për 80 vjetorin e Pavarësisë që do të kremotohej në Vlorë.

I lënduar para një viti Qosja nuk e fshehu zemërimin.

I cili me sa duket banon tek ai edhe sot pas 26 vjetësh.  

 

Të fundit