Flash News

KRYESORE

Çfarë do të bënte Armina Mevlani nëse nuk do të njihej me Shkëlzenin?

Çfarë do të bënte Armina Mevlani nëse nuk do të

Armina Mevlani fitoi një njohje shumë të shpejtë jo vetëm në Shqipëri por edhe në bot.

Shumë shpejt ajo u bë e njohur dhe po kërkohet kryesisht jashtë për profesionin e saj si blogere.

I ftuar në 'Pop Culture’ Armina Mevlani, është shprehur se nëse nuk do të ishte njohur më Shkëlzen Berishën, do kishte vazhduar jetën e saj jashtë shtetit ku do të niste ‘Master’.

Armina ka deklaruar se në periudhën që po njohej më Shkëlzenin sapo kishte filluar të krijonte lidhje më jashtë vendit për profesionin e saj.

“Mendoj se tani do isha jashtë Shqipërisë. Në fakt, në atë kohë që u njoha me Shkëzenin isha në një fazë kur po krijoja kontakte me jashtë, me idenë që doja të ikja, madje doja të vazhdoja edhe një master. Por njohja me Shkëzenin m’i ktheu planet. Shkëlzeni ka qenë e vetmja arsye që vazhdoj të jetoj dhe t’i ndjek gjërat e mia nga Shqipëria. Realisht, do më ndihmonte shumë nëse do të jetoja jashtë, sepse kam pasur mjaft raste kur të huajt kanë qenë gati për bashkëpunim, por pengesa ime ka qenë fakti që jetoja në Shqipëri”

 

 

Të fundit