Flash News

KRYESORE

‘Çfarë të kujton 25 shkurti 2020?’/ Kryebashkiaku i Mallakastrës i përgjigjet PD-së: Një ditë normale pune si mësues

Partia Demokratike ka denoncuar sot një tjetër kryebashkiak nga radhët e PS se ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit.

Sipas PD, Qerim Ismailaj, kryetar i bashkisë së Mallakstrës ka qenë i dënuar në Greqi. Për këtë PD i ka drejtuar një kërkesë prokurorisë për verifikim.

Qerim Ismaili, nga ana e tij ju është përgjigjur akuzave përmes një statusi në Facebook, ku shprehet se nuk është arrestuar kur ka qenë emigrant dhe se më 25 shkurt 2000 ka qenë duke dhënë mësim si mësues në shkollën 8- vjeçare ‘I.Shehu’ në Corrush.

PD e akuzon se pikërisht në këtë ditë ai është dënuar në Greqi.

STATUSI I QERIM ISMAILIT

Pershendetje te gjitheve! Do te doja qe nepermjet ketij statusi te ndaja me ju nje prononcim lidhur me deklaratat e bere sot nga Partia Demokratike lidhur me emrin tim dhe te kaluaren time: 1- Dua te theksoj se gjithcka kam deklaruar ne formularin e dekriminalizimit eshte e vertete. 2- Po ritheksoj dhe njehere se per periudhat qe kam punuar si emigrant ekonomik ne Greqi nuk jam arrestuar apo ndaluar asnjehere nga policia greke per cfardo arsye ligjore. 3- Lidhur me pyetjen se cfare me kujton 25 shkurti 2000, ju bej me dije se me kujton nje dite normale pune si mesues ne shkollen 8-vjecare “I.Shehu”, Corrush. Bashkangjitur list pagesat per kete periudhe. Se fundi per te gjithe ata qe nuk me njohin (pasi ata qe me njohin e dine mire), se nuk jam marre asnjehere me veprimtari te jashteligjshme si dhe jam totalisht i qete ne ushtrimin e detyres qe me kane besuar qytetaret mallakastriote pasi nuk kam mbi vete epitetet e hajdudit, trafikantit te qenieve njerezore apo lendeve narkotike ashtu si mund ti kene eksponete te caktuar te PD. Ju faleminderit dhe klm

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PD denoncon një tjetër kryebashkiak të PS: Është dënuar në Greqi; Kërkesë prokurorisë për verifikim

Të fundit