Flash News

KRYESORE

Fotot/ Çfarë tha 55-vjeçarja nga Kavaja që përloti kryedemokratin Lulzim Basha

Në Kuvendin Kombëtar të PD-së, fjalën e mori dhe një zonjë 55 vjeçare nga Kavaja, e cila është e papunë. Mënyre Lila, familjare nga Kavaja, i është hequr ndihma ekonomike. Jeton pa të ardhura, me bashkëshortin, vajzën e divorcuar dhe mbesën me aftësi të kufizuara.

“Jetoj me bashkëshortin dhe mbesën e sëmurë. Ilaçet kushtojnë 140 mijë lekë.  Jam 55 vjeçe, dua të punoj. Kam aplikuar në zyrën e punës, por askush nuk na punëson. Përgjigja e vetme e tyre është se shtetit që hesh dhe nuk do tja dijë për fukarenjtë.

Ata nuk duan t’ia dinë që nipër dhe mbesa nuk e provojnë dot ëmbëlsirën. E  vërteta është krejt ndryshe, unë kam ardhur nga Kavaja dhe jam kjo grua që shërbej me besnikëri dhe me nder, por ata që nuk na shërbejnë janë sot në pushtet....”, u shpreh 55 vjeçarja e cila shoqërohej në podium nga deputetja demokrate Grida Duma.

Fjalët e zonjës përlotën shumë të pranishëm, ndër to edhe kryedemokratin Lulzim Basha.

“Gjëja idele për të marrë pushtetin është ta marrësh atë për të dhënë dhe jo ta marrësh atë për ta marrë”, u shpreh Duma duke shtuar se kjo forcë politike përfaqëson frymën e lirisë.

Të fundit