Flash News

KRYESORE

Çfarë tha Fadil Vokrri për Kombëtaren Shqiptare pak ditë përpara se të ndërronte jetë

Çfarë tha Fadil Vokrri për Kombëtaren Shqiptare pak

Ish-futbollisti kosovar, Fadil Vokrri ka ndërruar sot jetë në Prishtinë. Gjatë kohës që drejtoi Federatën e Kosovës, Vokrri ka kontribuar shumë në anëtarësimin në UEFA dhe FIFA, por ka qenë njëkohësisht një mbështetës i madh i Kombëtares Shqiptare.

Pak ditë përpara se të ndahej nga jeta, Vokrri komentoi fitoren e Përfaqësueses së Kosovës përballë Shqipërisë. Ai tha se ndeshja ishte vëllazërore, ndërsa e konsideroi normale rivalitetin në fushë.

Fjalët e Fadil Vokrrit:

Duka ka thënë gjithçka dhe do të ishte e tepërt të shtohet apo hiqet diçka. Duhet ta pranojnë atë që tha ai. Ishte një ndeshje vëllazërore si në tribuna dhe në fushë. Është normale që të ekzistojë rivaliteti në fushë, kjo është pozitive.

Kosova ka bërë një ndeshje shumë të mirë kolektive. Mendoj se është thjesht miqësore, dhe nuk duhet ekzagjeruar, edhe pse Kosova zhvilloi një ndeshje të mrekullueshme. Shqipëria nuk ishte ndoshta në ditën e saj më të mirë, por në futboll ka edhe befasi. Për mua dhe për ekipin tim nuk është ndonjë befasi e jashtëzakonshme, sepse kemi lojtarë shumë cilësorë. Kemi punuar në vazhdimësi dhe besoj se në eliminatoret e ardhshme do të jemi më lart.“Kosova ishte nivel më të lartë se në ndeshjet e kaluara, ndërsa Shqipëria është ndoshta në fazë eksperimentuese, sepse ka ardhur një trajner i ri. Edhe tek ne, po ashtu. Trajnerët përçojnë strategjitë e tyre, kërkohet një periudhë që u duhet besuar për të arritur qëllimet e tyre. Nuk duhet të na kapë euforia pas këtyre miqësoreve. Duhet punuar më shumë që t’i arrijmë objektivat.

Të fundit