Flash News

KRYESORE

Çfarë tha sot Paloka pa mikrofon: Rama është kryeministri më cub që ka patur Shqipëria

Çfarë tha sot Paloka pa mikrofon: Rama është kryeministri

Pas daljes nga Byroja e Parlamentit, deputeti Edi Paloka u shpreh se Rama është kryeministri më cub që ka njohur  dhe këto fjalë i ka thënë sot pa mikrofon. Sipas tij, "Rama ka guxim të madh që vazhdon në këtë mënyrë kur është një popull i tërë që e urren".

Pjesë nga fjala e Palokës;

Një kryeministër që e krahason popullin e tij me organin gjenital kjo s’ka ndodhur. Kryeministri ka fyer popullin e tij; ka fyer duke e krahasuar me organin gjenital të mashkullit; ka ndodhur në Shqipëri. S’ka ndodhur që dhe  politikani më banal të fyejë popullin shqitar me organin gjenital.

Ne sot ishim mbështetje e qytetarëve kuksianë. Në Parlament, sot pritej që Saimir Tahiri të vinte të mbronte mandatin e tij. Një ministër i akuzuar si njeriu që ka ndjekur strategjinë e Ramës për kanabizimin e Shqipërisë.

Komisioni i Tahirit: 

Paloka: Sot jemi për tjetër çështje, por komisioni hetimor për Tahirin vijon punën e tij derisa t’i dalë në krye.

Parlamenti sot është privat i Edi Ramës dhe që trajtohet si e tillë. Kryeministri e ka privatizuar, Rama sot s’ka marrë asgjë nga ajo që meriton, nga ajo që do i japin shqiptarët.

Kam thënë sot pa mikofon që është kryeministri më i fortë që ka Shqipëria. Është kryeministri më cub që ka guxim të madh që vazhdon në këtë mënyrë kur është një popull i tërë që e urren.

Të fundit