Flash News

KRYESORE

Çfarë tha Taulant Balla në Kuvend që detyroi Berishën të përplaset me Gardën

Çfarë tha Taulant Balla në Kuvend që detyroi Berishën

Pak minuta më parë në sallën e Kuvendit u zhvillua një moment aspak i këndshëm kur punonjësit e Gardës u përplasën me ish-kryeministrin Sali Berisha duke mos e lejuar të flasë në foltore.

E gjithë kjo situatë u krijua nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili nisi të fliste për një nismë humanitare, në një kohë kur kreu i PD-së, Lulzim Basha, sapo kishte përmbyllur fjalën për rrezikun e kapjes së kryeprokurorit nga mazhoranca.

“Sot në ditën e fundit të Kuvendit kemi vendosur të bëhemi bashkë për të mbështetur një simbol të shpresës dhe jetës, është koha të bëhemi bashkë për të kontribuar për fëmijët e sëmurë me leucemi në spitalin e Kosovës”, u shpreh Balla duke injoruar kërkesën e opozitës për t’u tërhequr nga kapja e Prokurorisë së Përgjithshme.

 

Të fundit