Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Çfarë thonë italianët për romanin e Visar Zhitit 'Funerali i pafundmë'
Në vend të një hyrjeje
Nuk kanё kaluar as tre muaj nga botimi i romanit “Funerali i pafundmё” i shkrimtarit tё mirёnjohur Visar Zhiti nё gjuhёn italishte, nga shtёpia botuese, edhe kjo e mirёnjohur, Rubbettino. Nё Itali botohen çdo muaj dhjetra libra nё origjinal apo tё pёrkthyera nga autorё tё ndryshёm tё huaj. Zgjedhja e tyre ka kriteret e veta cilёsore apo tregёtare. Vepra e Visar Zhitit hyn pa mёdyshje nё kriterin e parё. Fakti qё gjen jehonё nё median italiane, në faqet e dy gazetave tё mёdha kombёtare, asaj kryesores së ipeshkvijve tё Italisё, “Avvenire” dhe asaj tё Milanos, “Il giornale”, nёpёrmjet shkrimesh cilёsore kritike, ёshtё mjaft inkurajues pёr suksesin e veprёs nё publikun italian.
Po kush janё autorёt e shkrimeve më të fundmë? Janё gazetarё e shkrimtarё tё shquar nё jetёn kulturore tё Italisё. Poeti Davide Brullo ёshtё autor i 25 vёllimeve me tematika tё ndryshme e tё larmishme, poezi, shkrime kritike, shkrime tё historisё sё krishterimit e tё pёrfaqёsuesve tё tij tё shquar qё nga Shёn Agostini tek Shёn Françesku, libra mbi poetёt e revolucionit rus apo Kafkёn e mjaft tё tjera. Ёshtё njё veprimtari pёr t’u respektuar, sidomos po tё mbahet parasysh fakti se ende nuk ka mbushur dyzet vjeç, ёshtё i datёlindjes 1979.
Shkrimi i mёposhtëm u botua nё fletёn letrare “Album” tё gazetёs qё ka pёr botues vёllanё e Silvio Berluskonit, “Il giornale”. N’atё shkrim vlerёsohet lart vepra “Funerali i pafundmё”, njё krijim qё na kujton botёn e Dostojevskit e nё tё cilin “ylli i lirikёs shqiptare”, simbas autorit, pohon vdekjen e “mendimit tё njёsuar” tё asaj bote, mё se 70 – vjeçare, nё tё cilёn popuj tё tёrё, mes tё cilёve edhe bashkatdhetarёt e autorit tё librit, e gjetёn veten nё njё vargan tё pafund mjerimi dhe krimi shtetёror tё pandёshkuar. Por pёr kritikun Brullo ideja pёrgjithёsuese e romanit i kalon shumё kufijtё e kohёs dhe tё Vendit nё tё cilin pёrfytyrohet zhvillimi i subjektit, duke marrё pёrmasa universale qё vёrehen nё tё gjitha diktaturat e ndryshme tё historisё sё njerёzimit. “Leximi ёshtёnjё zbritje nё mitrёn e llahtarёshme tё shekullit, ku gjithshka ёshtё e vdekur, duke vdekur, qё do tё vdesё...” Kjo ёshtё tablloja qё pёrfton kritiku nga leximi i veprёs e cila pёr tё ёshtё “njё roman nё vargje i jashtzakonshёm”.
Alessandro Zaccuri, i lindur nё La Spezia mё 1963, ёshtё shkrimtar, gazetar dhe bloger italian. Ka studjuar dhe ёshtё diplomuar pёr letёrsi klasike (me njё tezё mbi filologjinё mesjetare dhe humaniste) nё Universitetin Katolik tё Milanos. Emri i kёtij universiteti, me njё dhimbje tё fortё nё zemёr mё sjell ndёrmёnd emrin e njё djaloshi tё shkёlqyer, Atjon Zhiti, qё studionte aty e qё na ka lënë një libër me ese e një album me piktura, të vlerësuara dhe ato në Europë...
E kujtoj se kopertina e romanit “Funerali i pafundmë” në botimin italian është vepër e tij.
Kritiku tjetër, Alessandro Zaccuri bashkёpunon me gazetёn “Avvenire” dhe periodikёt “I huaji” dhe “Leximet”. Ёshtё autor romanesh, esesh tё kritikёs letrare, pregatitёs pёr shtyp tё veprave tё shkrimtarёve si Elio Fiore, Camillo Sbarbaro, Ray Bradbury, André Malraux. Ёshtё autor i dhjetё vёllimeve, mes tё cilёve katёr romane, dhe fitues i disa çmimeve letrare si Biella, Frignano, Basilicata, Mondello, Comisso dhe finalist i çmimit Campiello.
Duke vёnё theksin shkurtimisht mbi disa nga vlerat mё tё spikatura tё romanit, mendoj se shkrimi i Zaccurit ёshtё njё dhuratё e bukur nё kёtё fillim viti, jo vetëm pёr autorin e veprёs, por dhe pёr tё gjithё lexuesit, italianë dhe shqiptarё qё me tё drejtё krenohen me emrin e Visar Zhitit, i cili, simbas tij, ёshtё “... njёri nga zёrat mё tё rёndёsishёm tё letёrsisё sё re shqiptare, Zhiti ёshtё i njohur dhe i vlerёsuar nё Vendin tonё”. Botuesi i veprёs nё kapakun e mbramё tё librit shkon edhe mё tutje nё vlerёsimin e shkrimtarit tonё tё madh. Ja çfarё thuhet aty : “.... Pёrveç se i ka dhёnё njё ndihmesё tepёr tё lartё e origjinale panoramёs letrare ballkanike, tregimet e tij, romanet e tij ashtu si dhe esetё e tij kanё fuqizuar lirinё intelektuale dhe jetёn demokratike tё Shqipёrisё...”
-Eugjen Merlika
Në poemën e Zhitit vdekja e 'mendimit të njësuar'
nga Davide Brullo
I pakapshёm, poeti vazhdon tё jetё i dёnuar nga regjimi. I torturuar, i poshtёruar, i fyer, poeti ёshtё qёngji i flijuar i “terrorit tё kuq”, komunizmit. Njё shembull i afёrt. Shqipёria e Enver Hoxhёs. Njё lloj Koreje e Veriut anakronike e futur si njё thikё nё ijen e majtё tё Evropёs. Jemi nё vitin 1979, poeti ёshtё 27 vjeç dhe ёshtё ylli i lirikёs shqiptare. Quhet Visar Zhiti. I arrestuar pёr “agjitacion e propagandё kundёr Shtetit”, nё gjyq gjyqtarёt valёvisin poezitё e tij. “Borgjeze e dekadente” vendosin. “Tё shkruara me njё gjuhё hermetike, armike tё realizmit socialist”.
Dukej se ishte 1937, nёn thundrёn e Stalinit, por ishte pardje. Poeti u dёnua me punё tё detyruar. Punonte nёn tokё, pёr tё nxjerrё bakёr. Si njё Orfe qёka humbur edhe perёnditё e nёntokёs, veç Euridiçes. Sё bashku me tё ishin intelektualё, shkrimtarё, poetё. Kur e kam takuar mё tha se shkёmbenin kontrabandё poesitё e Ëalt Ëhitman-it e tё Baudelaire-it, faqe tё romaneve tё Dostojevskit. “U kapa pas poezisё, pёr tё mos u çmendur. Shkruaja nё errёsirё, natёn, pa letёr e penё, shkruaja nё kokё”. Tetё vite burg.
Mё 1991 ikja. Milano, Gjermani, Shtetet e Bashkuara. Jeta dalёngadalё e shpёrblen. Visari ёshtё mё parё ambasador i Shqipёrisё nё Vatikan, prej pak kohe nё ambasadёn shqiptare nё Shtetet e Bashkuara, nёËashington DC. Poezia e tij, edhe pёr fuqinё etike, “shembullore dhe e mrekullueshme” (kёshtu shkruhet nё numurin e Nё formё fjalёsh, kushtuar Poetёve tё tokёs sё Shqipёrisё, 2002), kalon shpejt nё Itali.
Mbasi kishte botuar, mё 2014, Perёndia mbrapsht dhe e dashura botuesi Rubbettino ka nxjerrё nё librari, nёn kujdesin e zakonshёm tё Elio Miracco-s, Funeralin e pafundmё, roman nё vargje i jashtzakonshёm, qё kashtis ankthin uajtmanian tё kёngёs me marramёndjet e Mario Luzi-t ( i tё cilit Zhiti ёshtё pёrkthyesi). Nё fakt, poema nё 66 oda tё kёtij kundёr – Nerude, i botuar nё origjinal mё 2003, ёshtё varrimi, 100 vjet mbas Revolucionit rus, tё “mendimit tё njёsuar” (nga ana tjetёr, “tё mendosh ndryshe tё ndёrlikohet jeta”), tё Shtetit si “varrmihёs”, tё diktatorit si proletariati i bashkuar (“Nё vdekjen e diktatorit mbretёron njё hije e rёndё nё tё gjithё Shtetin dhe njё angёshti, duket sikur ka vdekur edhe vendi. A do tё gjindet mё njё tjetёr shtypёs kaq i suksesёshёm ?”)
Leximi ёshtё njёzbritje nёmitrёn e llahtarshme tё shekullit, ku gjithshka ёshtё e vdekur, duke vdekur, qё do tё vdesё, ndёrmjet funeralit tё Stalinit (por “tё njё tjetёr Stalini ..... varroseet sosia sepse origjinali duhet tё jetojё”) dhe atij tё “kundёshtarёve ... tё bёrё copё e çikё”, me pjesё tё njё ironie cinike (“ Partia filloi tё marrё vendime tёçuditёshme / shpallte tradhёtarё edhe tё vdekurit / Po ku ka tradhёtuar, Pёrtej varrit ?”)
Nё kёtё valle tё çmendur ferri megjithatё shpёrthen dashuria, epshore (“ Qё njё ditё do tё vdisja, e dinja, por qё tё bёnja dashuri nё njё funeral, nuk m’a ka marrё mendja kurrё), madje nё “formё piramidale”. Megjithёse i prashitur nga pushteti, poeti gjithёnjё ulurin “po”-nё e tij mizore jetёs.
(Marrё nga “IL giornale”, 6 nёndor 2017)

Zhiti, vdekja si alegori e totalitarizmit
nga Alessandro Zaccuri
Arkivoli valёvitej aty poshtё, i paarritshёm nё krye tё varganit tё pёrmortshёm. Nuk ёshtё e qartё se cili ёshtё i vdekuri, por vargu vazhdon ecjen, gjithёnjё e mё tepёr i kapitur e i zbёrthyer, sikur se mbas arkёmortit mos tё ishin mё tё gjallёt, por tё vdekurit tё ringjallur nga njё e shkuar qё pёrndryshe rrezikohej tё ishte harruar. Ёshtё njё valle e veçantёvdekёsore ajo qё poeti shqiptar Visar Zhitivё nё skenё nё kёtёFuneral tё pafundmё, roman nё vargje i pёrkthyer mrekullisht nga Elio Miracco nё njё italishte qё ruan ashpёrsinё dhe guximin e sprovёs sё origjinalit : kapërcimet e papritura qё ngrenё krye nga njё kapitull nё tjetrin, pjesё tё gjata gati nё prozё qё pёrmblidhen nёepigrame, tё çemuna gaztore dhe rrokullisje dramatike, njё faqe e bardhёpёr tё lёnё tё kuptohet se pragu i tё pathёnёshmes ёshtё arritur.
I linduri dёnuar, me punё tё detyruar, nga regjimi i Enver Hoxhёs pёr poezitё e tij, tё gjykuara fajёsisht “hermetike”, i bёrё me kohё njёri nga zёrat mё tё rёndёsishёm tё letёrsisё sё re shqiptare, Zhiti ёshtё njё autor i njohur dhe i vlerёsuar nё Vendin tonё edhe nё sajё tё bashkёpunimit me gazetёn “Avvenire”. Nё krahasim me librat tashmё tё pёrkthyera n’Itali (pёrmbledhjet e poezive Kryq mishi dhe Rrёfime pa altar, tё dalura pёrkatёsisht mё 1998 dhe 2013, romani Perёndia mbrapsht dhe e dashura i botuar gjithmonё nga Rubbettino mё 2014) Funerali i pafundmё shquhet mё shumё pёr prirjen mё tё theksuar ndaj kategorive tё paradoksales, nё vijёn e kundёrshtimit, jo vetёm politik, qё bashkon shumё nga shkrimtarёt e dalё nga shkёrmoqja e sistemit komunist ballkanik. Megjithatё, pavarёsisht nga gjithshka, poemthi kёmbёngulёs tregimtar i Zhitit nuk ёshtё njё dokument i dёshpёruar, por dёshmia e njё shprese tё paarsyeshme por tё qёndrueshme. “Kam ёndёrruar sikur t’ishim nё njёёndёrr” thotё personazhi kryesor, tё cilin autori e ngarkon tё flasё n’emёr tё tij, edhe se e mundёshme por jo e sigurtё qё ai karvan i pёrmortshёm mund tё jetё njё rikthim pak i mbuluar i vuajtjeve tё pёsuara nga poeti gjatё burgimit nё minierёn e Spaçit : “Burri u rrёzua. Ata mbrapa u munduan tё mos e shkelin, kaq mundёn tёbёnin”. Sa mё shumё zgjatej, aq mё shumё rrugёtimi merrte njё ecuri vdekёsore, sepse “çdo varrim, ashtu si Shteti ka pjesёn e vettё paarsyeshme” dhe asnjё zbulim, as vetё ai i pёrmbajtjes sё vёrtetё tё arkёmortit, nuk dukej se kishte fuqinё tё ndёrpriste magjinё : “ngrita kokёn i shastisur dhe pashёtё drunjёzuar kupёn e qiellit si njё arkёmort tё brejtur nga krimbat e yjve”.
I konceptuar si alegoria e totalitarizmit, Funerali i pafundmёkthehet nё njё pёrsiatje mё tё gjёrё mbi gjёndjen njerёzore, ndёrmjet instiktit tё mbijetesёs dhe fatit tё pёrbashkёt : “Ne i pёrkasim tё gjithё vdekjes e mbi tё gjitha nё njё funeral”, shkruan Zhiti, duke bёrё tё depёrtojnё nё bashkёkohёsinё fjalёt e dashura tё Etёrve tё shkretёtirёs.
Marrё nga gazeta “Avvenire”, 5. 01. 2018
*I shqipёroi: Eugjen Merlika
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38