Flash News

KRYESORE

Çfarë i thonë nga PPE Majlinda Bregut? Rrëfehet deputetja: “Nuk ju ndihmojmë dot. Me McAllister, Rama vrau dy zogj me një gur”

Çfarë i thonë nga PPE Majlinda Bregut? Rrëfehet deputetja:

Deputëtja e PD-së, Majlinda Bregu, në reagimin e gjatë ku shprehet kundër mospjesëmarrjes në zgjedhjet e 18 qershorit, tregon edhe për mesazhet që i vijnë nga Partia Popullore Europiane.

Sipas Bregut, kryeministri Edi Rama me pranimin e ofertës së David McAllister ka vrarë më shumë se dy zogj me një gur të vetëm dhe PD-në e nxorri refuzuese dhe fajtore në sytë e gjithë botës.

“Kam kërkuar tek miqtë tanë të Partive Popullore ndihmë për të mos lejuar që Edi Rama të shpallet si engjëll e hero i reformës në drejtësi. Por me pranimin e kompromisit të ofruar nga David McAllister dhe Knut Flekenstein ai vrau më shumë se dy zogj me nje gur të vetëm! Edhe PD-në e nxorri refuzuese në sytë e miqve tanë të PPE-së, pasi s'ka lënë gje pa manipuluar për ta nxjerrë fajtore në sytë e gjithë botës”, shkruan Bregu.

Bregu thekson se është përpjekur me mish e me shpirt të ndihmojë PD-në dhe kryetarin Lulzim Basha, për të rikthyer në negocitata PPE-në, por zyrtarët e kësaj partie tashmë refuzojnë pasi besojnë se është PD ajo që nuk po kërkon realisht ndihmë.

“Kam heshtur këto kohë publikisht dhe jam përpjekur me mish e me shpirt ta ndihmoj PD-në dhe Lulzim Bashën duke u përpjekur t'i bind miqtë tanë të PPE të na vijnë sërish në ndihmë. Por sot nuk mund të hesht më sepse edhe vetë ata që kurrë s'na kanë lënë vetëm më parë, që nga Presidenti Daul e deri tek i fundit në PPE, më përsërisin prej disa ditësh: "Na vjen keq po mesa duket nuk ju ndihmojmë dot më, sepse ju nuk doni të ndihmoni veten”, deklaron Bregu.

Deputetja demokrate sqaron se PPE ka kërkuar vazhdimisht që PD të kthehet në Kuvend, të votojë ligjet e reformës në drejtësi dhe të marrë pjesë në zgjedhje.

“Ata duan që PD të hyjë në zgjedhje! Ata duan që ne të jemi në parlament! Ata duan që të kthehemi menjëherë në Kuvend dhe të votojmë të gjitha ato që duhen për zgjedhjet e për reformën në drejtësi! Nuk dua që asnjë të na kthejë shpinën publikisht nësë ne nuk kthehemi në rrugën e përbashkët të familjes së djathtë evropiane! Po më shumë se për ata, ne sot duhet të mos e pranojmë më tutje në heshtje opsionin e transformimit të PD-së nga një alternativë reale e kësaj maxhorance të frikshme, në justifikimin e saj më fantastik pë cdo paudhësi më të madhe”, shprehet ish-ministrja e Integrimit.

Të fundit