Flash News

KRYESORE

Çfarë thotë Edi Rama sot për drejtësinë në Shqipëri

Çfarë thotë Edi Rama sot për drejtësinë në

Në 25 vjetorin e Gjykatës Kushtetuese, ka mbajtur fjalën e tij dhe kryeministri Edi Rama. Teksa ka vlerësuar rolin e rëndësishëm që kanë gjyqtarët, Rama shprehet i bindur se Shqipëria do ia dalë mbanë.

“Jemi të vetëdijshëm që drejtësia është një fjalë që e përdorim me vend e pa vend por që në veshët e shqiptarëve tingëllon një fjalë pa kuptim, përdoret se tingëllon bukur apo se ata qe e përdorin mendonjë se vendosen vetëm në anën e duhur të drejtësisë. Sot jam i bindur se në fund të rrugës Shqipëria do ia dalë mbanë ,se siç  thoshte Platoni drejtësia në jetën dhe sjelljen e shtetit është e mundur sese ajo buron në zemrat e shpirtrat e qytetarëve”, u shpreh ndër të tjera Rama.

Kujtojmë që në situatën aktuale të krimit ku është përfshirë Saimir Tahiri, por që dyshohet edhe për politikanë të tjerë shqiptarë, ajo që kërkohet nga të gjithë është zbardhja e të vërtetës. Dhe atë e ka në dorë sistemi gjyqësor.

Të fundit