Flash News

KRYESORE

Çfarë thotë Endri Fuga për dështimin me negociatat: Në Shqipëri hedhin baltë edhe kur lajmi është pozitiv

Çfarë thotë Endri Fuga për dështimin me negociatat:

Endri Fuga, këshilltar i kryeministrit Edi Rama, ka reaguar pas vendimit të Bashkimit Europian për të bllokuar hapjen e negociatave me Shqipërinë. Fakti se Shqipëria do të paraqitet edhe njëherë në dyert e Brukselit për të njëjtën çështje, vitin e ardhshëm, për Fugën është një lajm pozitiv.

Fuga shkruan se Shqipëria është në rrugën e duhur në këtë moment të vështirë për BE-në.

“Në Shqipëri hedhim baltë edhe kur lajmi është pozitiv. Dritë jeshile thotë Radio Free Europe. Sot kemi një datë, Qershor 2019. Data është spiranca që na mban lidhur me BE, edhe në këto momente të vështira për Bashkimin. Jemi në rrugën e duhur”, shprehet Fuga.

Franca, Holanda dhe Danimarka vendosen dje veton për negociatat me vendin tonë, duke kritikuar progresin e munguar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Dështimi me negociatat, Rama e nxjerr inatin te refugjatët: Nuk pranojmë ‘mbeturina toksike’ që nuk i do askush

Të fundit