Flash News

KRYESORE

Çfarë tregojnë fytyra, aroma dhe mënyra si ecni në lidhje me personalitetin tuaj sipas shkencës

Çfarë tregojnë fytyra, aroma dhe mënyra si ecni në

Të gjithë kemi dëgjuar që përshtypjet e para, vështirë të arrihen të mira. Ekspertët shpesh thonë që kjo ndodh si pasojë e paragjykimeve konjitive që e bëjnë të vështirë për njerëzit të ndryshojnë opinionet e tyre pasi i kanë formuar një herë ato. Por studime të reja sugjerojnë që një shkak tjetër për qendrueshmërinë e mendimeve fillestare mund të jetë vërtetësia e tyre.

Blogu i kërkimeve psikologjike PsyBlog së fundmi përmblodhi disa nga zbulimet më interesante në lidhje me personalitetin dhe mes rezultateve jo dhe aq surprizuese: njerëzit bëhen më të këndshëm me kalimin e kohës dhe që jetojmë më gjatë nëse jemi optimistë, ishin tre studime që sugjeronin që njerëzit kanë një aftësi të çuditshme dhe të fuqishme për të zbuluar shumë mbi personalitetin e njerëzve me shumë pak prova në dispozicion.

Kutërboni era nervozizëm?

E para dhe ndoshta më e çuditshmja e studimeve të kryera ndonjëherë zbuloi që duke nuhatur bluzën e dikujt, pjesëmarrësit mund të zbulonin disa tipare kyç të personalitetit të personit që e ka mbajtur të veshur ndër të cilat, nervozizmin dhe dominancën.

“Studimi tregoi që njerëzit ishin po aq të saktë në zbulimet mbi personalitetin e njerëzve nëpërmjet nuhatjes së veshjeve sa edhe po të shihnin një video të tyre,” raporton PsyBlog.

Më pëlqen mënyra si lëviz

Nëse nuk mund të ndjeni aromën e dikujt qoftë edhe për pak për të zbuluar diçka mbi personalitetin, mund të provoni të bëni një vlerësim të perfomancës ndërkohë që e shihni të ecë. Një zbulim tjetër i U.K. sugjeron që njerëzit janë çuditërisht të mirë në vlerësimin e personalitetit të njerëzve nga mënyra si i hedhin hapat.  

“Ky studim tregon që njerëzit të cilët lëvizin në një mënyrë të caktuar gjithashtu reagojnë në mënyrë të ngjashme kur kryejnë detyra,” shprehet autori i studimit Krasimira Tsaneva-Atanasova. “Praktikisht, lëvizjet tona japin një pamje të përgjithshme të tipareve të trashëguara të personalitetit. Njerëzit tipikisht duan të bashkëveprojnë me njerëzit e ngjashëm me veten.”

Çfarë i tregojnë botës sytë tuaj

Edhe nëse jeni ulur në një karrige të ngopur mirë me antidjersë mund të jeni duke treguar shumë mbi personalitetin. Një studim i ri tregon që “njerëzit blejnë mjaftueshëm nga fytyra jonë me një shikim të vetëm,” raporton PsyBlog.

“Meshkujt që kanë hundë të madhe, nofulla të gjera dhe sy të vegjël me shumë mundësi tregojnë që preferojnë lidhje afat-shkurtra,” zbuloi studimi. “Femrat me buzë të plota dhe sy të mëdhenj tregojnë po të njejtat sinjale, u pëlqen apo jo.”

Këto janë lajme të mërzitshme për femrat monogame me sy të mëdhenj por mesa duket këto përfundime janë të rëndësishme për të përfituar nga avantazhet që zotërojmë.

Studime të tjera tregojnë që na pëlqen apo jo, tiparet e fytyrës mund të tregojnë më shumë se do të donim në lidhje me personalitetin. “Shumë studime të mëparshme kanë treguar që njerëzit mund të gjykojnë në lidhje me një person nisur nga fytyra e tyre mbi gjëra si shëndetin dhe tipare të personalitetit si të qenurit introvertë,” thotë autori Ben Jones.

Të përmbledhura, këto tre studime si dhe kërkimet lidhur me to sugjerojnë që përshtypjet e para nuk zgjasin vetëm sepse njerëzit nuk ndryshojnë dot mendje. Nëse mund të merrni mjaftueshëm informacion nga një duf ere apo nga sytë e dikujt nuk është çudi që njerëzit të lidhen ngushtë me përshtypjet e tyre fillestare.

 

Të fundit