Flash News

KRYESORE

Çfarë urdhri ka dhënë Fatmir Xhafaj? Policia e Tiranës niset drejt Kukësit, banorët të vendosur për të mos u tërhequr

Çfarë urdhri ka dhënë Fatmir Xhafaj? Policia e

Gazetarët që ndodhen në Kalimash raportojnë se është rritur prania e forcave të policisë në vendin ku banorët e Kukësit po protestojnë kundër tarifës për ‘Rrugën e Kombit’. Pas përplasjes në fillim të protestës, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u tërhoqën për të mos rënduar më tej situatën.

Ndërkohë, me afrimin e përfundimit të afatit zyrtar të protetës, po rritet edhe numri i efektivëve të policisë. Mediat raportojnë se drejt Kukësit janë nisur edhe forca nga Tirana.

Por në një kohë kur Policia dhe Ministria e Brendshme po shtojnë prezencën policore në Kukës, banorët shprehen të vendosur për të mos u tërhequr dhe theksojnë se do të vijojnë protestën.

Aktualisht situata është e qetë, pasi banorët kanë shkatërruar sportelet e kompanisë private, por rrezikon të përshkallëzohet sërish në rast edhe të ndërhyrjes së policisë për shpërndarjen e protestës.

Shqipëria mbyll kufirin me Kosovën, nuk lejohet as kalimi i mediave për të raportuar protestën  

Të fundit