Flash News

KRYESORE

Çfarë vendimi ka marrë Rama për krizën politike? Kryeministri njofton konferencën e rëndësishme

Çfarë vendimi ka marrë Rama për krizën politike?

Negociatat mes mazhorancës dhe opozitës për gjetjen e një zgjidhje për krizën duket se kanë dështuar. Ndonëse ditën e djeshme u dhanë sinjale pozitive, me t’u afruar mbrëmja, deklaratat e palëve treguan se diskutimet ishin pranë pikës zero. E megjithatë, si nga PS ashtu edhe nga PD, e kanë lënë të hapur mundësinë për dialog.

Se çfarë pritet të ndodhë me krizën do të kuptojmë më shumë me konferencën para gazetarëve që kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot në orën 12:00.

“Sot në 12.00 komunikim me gazetarët dhe miqtë e rrjetit social ERTV Live”, shkruan Rama, pa dhënë më shumë detaje.

Të fundit