Flash News

KRYESORE

“Çfarë zërash të zinj dalin prej honeve të braktisura”, reagon gazetarja pas lajmit për Kadarenë

Para disa minutash në mediat online u përhap lajmi se shkrimtari Ismail Kadare është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe që është dërguar menjëherë në spital.

Sipas mediave, thuhej se poeti Arti Lushi është shprehur:

"Miq, më vjen keq të ndaj një lajm të hidhur me ju. Sapo më njoftuan nga spitali Arnand Trouseau në Paris që shkrimtari ynë kombëtar, Ismail Kadare ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Uroj që Zoti t’u japë forcë e kurajo familjarëve dhe të afërmëve, e mbi të gjitha qetësinë për të pranuar vullnetin e epërm.”

Por i kontaktuar nga Anabel.al, Arti Lushi e ka mohuar një lajm të tillë.

Kjo shqetësoi jo pak dashamirësit e penës tij, por ky lajm u mohua dhe nga gazetarja e shkrimtarja Monika Stafa. Në një postim në Facebook, ajo shkruan se Kadare gëzon shëndet të plotë:

“Çfarë zërash të zinj dalin prej honeve të braktisura ...më së shumti, çmirëzinj të së bukurës kombëtare. Është mirë e gëzon shëndet të plotë.”

Të fundit