Flash News

KRYESORE

Champions League/ Liverpool dhe Roma dhurojnë spektakël, shënohen 7 gola

Champions League/ Liverpool dhe Roma dhurojnë spektakël, shënohen

Plotë shtatë gola ka dhuruar ndeshja e parë gjysmëfinale e Champions League mes Liverpool dhe Romës. Anglezët shënuan pesë gola ndërkohë që italianët u zgjuan shumë vonë duke realizuar dy herë.

Egjiptiani Salah u bë sërish protagonist duke shënuar dy herë në pjesën e parë, ndërkohë që me nisjen e pjesës së dytë Liverpool shënoi dy herë me Firmino dhe Mane.

Italianët u zgjuan vonë duke gjetur golin në minutën e 81 me boshnjakun Dzeko ndërsa në minutën e 85-të Perotti shënoi edhe golin e dytë për Romën nga pika e bardhë e penalltisë.

 

Të fundit