Flash News

KRYESORE

Chelsea "del" në shitje, mund të blihet nga biznesmeni më i pasur në Britaninë e Madhe

Chelsea "del" në shitje, mund të blihet nga biznesmeni

Ekipin e Chelsea-t e presin ndryshime të mëdha, jo vetëm për faktin se trajneri Sarri mund të largohet por edhe për shkak se pronari i skuadrës londineze, Roman Abramovich, mund të shesë klubin.

Sipas mediave vendase, Abramovich ka vënë edhe një çmim për shitjen e “bluve” të Londrës, që kap vlerën e 2.5 miliardë paund.

Vendin e rusit mund ta marrë Jim Ratcliffe, i cili është njëkohësisht pronari i ekipit të Lozanës dhe njihet si njeriu më i pasur në Britaninë e Madhe.

Ratcliffe, ka siguruar fitime të jashtëzakonshme financiare me kompaninë “Ineos” dhe para pak kohësh bleu edhe “Team Sky” në çiklizëm.

Biznesmeni zotëron një pasuri prej më shumë se 21 miliardë paund dhe asnjëherë nuk e ka fshehur interesin për Chelsea-n.

Kujtojmë se Roman Abramovich, i cili këtë sezon nuk ka ndjekur asnjë ndeshje të skuadrës së tij, për shkak të një problemi me vizën që nuk i është rinovuar, e bleu Chelsea-n 15 vite më parë për 140 milionë paund.

Të fundit