Flash News

KRYESORE

Chelsea i kërkon UEFA-s që të dënojë Barçën për agresion ndaj tifozëve të saj

Chelsea i kërkon UEFA-s që të dënojë Barçën

Me një komunikatë në gjuhë të ashpër, Chelsea ka shprehur zhgënjimin ndaj UEFA-s që nuk e dënoi Barcelonën për organizimin e dobët dhe për dhunën ndaj fansave të saj në takimin e vitit të shkuar në të 16-at në Barcelonë.  Më 14 marsin e shkuar, dhjetëra fansa u sulmuan nga forcat e sigurisë në qytetin katalanas para dhe pas takimit, duke pësuar dëmtime serioze.

Klubi anglez kërkoi hetime, të cilat u kryen, por në vazhdim UEFA nuk mori asnjë masë ndaj blaugranave. Ata nuk dënuan klubin katalanas, e kjo ka shkaktuar mëri në Londër. Chelsea i kërkon UEFA-s që të marrë masa ndaj Barçës për keqorganizim dhe për dëmtime fizike të tifozëve të saj.

Të fundit