Flash News

KRYESORE

Chrissy Teigen zbulon "padashje" gjininë e bebit

Chrissy Teigen zbulon "padashje" gjininë e bebit

Chrissy Teigen është shtatzënë për herë të tretë dhe ky fëmijë është ngjizur "aksidentalisht" gjatë karantinës. Kujtojmë se modelja nuk ngelte dot shtatzënë vetë dhe dy fëmijët e parë i ka bërë invitro dhe ajo ka deklaruar se duke qenë se e dinte që nuk mund të ngelte shtatzënë natyralisht, nuk është kujdesur ndonjëherë.

Por mesa duket ky fëmijë po vjen si një bekim, që vërteton edhe njëhëre se gjërat nuk mund të parashikohen kurrë.

Modelja 34-vjeçare ishte duke folur me ndjekësit e saj në Instagram, ku tha se “ai është i madh”, duke zbuluar kështu gjininë e foshnjës që po pret, nga rehatia e krevatit ku po bën regjim për shkak të problemeve që ka pasur me shtatzëninë:

“Po rritet bukur, gjithçka është mirë. Ndihem vërtet mirë, por placenta ime është vërtet, vërtet e dobët dhe kjo po më bën të kem hemoragji. Në thelb është me rrezik të lartë dhe, e dini, kjo gjë e dobët ka hequr kaq shumë”.

Të fundit