Flash News

KRYESORE

CIA ‘nxin’ Ramën: Shqipëria vend kryesor për prodhimin e kanabisit, trafikun e drogës dhe pastrimin e parave 

Një raport i CIA, i sapopublikuar, e klasifikon Shqipërinë si ‘pikë aktive në tranzitin e drogave që vijnë nga Azia’; ‘rrugë ballkanike për hashashin dhe kanabisin, dhe pjesërisht kokainës’; ‘burim kryesor për prodhimin e kanabisit etj. Veç këtyre, raporti i agjencisë amerikane të Inteligjencës, thekson se organziata shqiptare të narkotrafikut janë aktive në Europë dhe Shqipëria është vend ku pastrohen para nga aktivitet ilegale.

CIA i jep një tjetër goditje qeverisë shqiptare dhe kredibilitetit të saj tashmë të cënuar rëndë ndërkombëtarisht pas një seri raportesh negative të organizatave të ndryshme botërore.

Raporti i CIA:

-pikë aktive për tranzitin e drogave nga azia jugperëndimore,

-rrugë ballkanike për tranzitin e hashashit dhe kanabisit dhe pjesërisht kokainës nga Amerika e Jugut e destinuar për Europën Perëndimore

-burim kryesor për prodhimin e kanabisiit

-organizata aktive shqiptare të narkotrafikut të shpërndara në Europë

-vulnerabël për pastrimin e parave që lidhet me trafikimin rajonal të narkotikëve, armëve, kontrabandës dhe qënieve njerëzore.

 

Të fundit