Flash News

KRYESORE

“Ciao Tado, o shoku im i vetëm”, djali i Rikard Ljarjas bën dedikimin prekës për të atin

Leandri, djali i aktorit të ndjerë Rikard Ljarja, ka bërë një dedikim prekës për të babanë e tij të ndjerë.

Ai i ka shkruar një letër lamtumire babait, të cilën e ka publikuar në rrjetet sociale, ku edhe ka publikuar disa foto nga momentet me të atin që do të mbeten kujtim.

Leandri ka shkruar se nuk i thotë dot lamtumirë babait. Dhe i bën përshëndetjen e tyre tipike “Ciao Tado”:

“Drita e shpirtit tim u largua fizikisht por kurrë s’largohesh dot nga mua, do jesh gjithmonë me mua o ba o shpirt im, o shoku im i vetëm. S’do doja të shkruaja kurrë për këtë ditë, jo kaq shpejt jo, më fal. Nuk të them lamtumirë, do të them si çdo ditë “Ciao Tado”, do takohemi e do kemi përjetësinë për bisedat tona. Prehu ne paqe o bab se drita e shpirtit tend është me mua.”

Të fundit