Flash News

KRYESORE

Çifti gjerman po bënte foto, i riu fierak u vjedh biçikletat, por policia ndërhyn në kohë (Pamjet)

Çifti gjerman po bënte foto, i riu fierak u vjedh biçikletat,

Një 19 vjeçar nga qyteti i Fierit ka përfituar nga mungesa e vëmendjes së një çifti turistësh gjermanë që po bënin foto, dhe u ka vjedhur biçikletat. Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Azotiku”.

Një qytetar, i cili kishte parë momentin e vjedhjes, njoftoi policinë dhe menjëherë drejt vendngjarjes u nis njësia “Shqiponjat”, e cila u vu në ndjekje të autorit. Gjatë ndjekjes, autori braktisi biçikletat në lagjen e romëve dhe arriti të largohet.

Policia është e ka shpallur në kërkim të riun me inicialet K.M dhe po punon për kapjen e tij.

Shërbimet e Policisë “Shqiponjat” u kanë dorëzuar biçikletat turistëve gjermanë, të cilët kanë falënderuar Policinë për gjetjen e tyre.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/928156150904753/

Të fundit