Flash News

KRYESORE

Çifti mbretëror vendosin të pagëzojnë Archie-n në një ceremoni private dhe pa zhurmë

Çifti mbretëror vendosin të pagëzojnë Archie-n

Në datën 6 korrik, djali i Meghan Markle dhe Princit Harry, Archie, do të pagëzohet në foltoren private të mbretëreshës në kështjellën Windsor.

Burime për "HarpersBazaar" kanë treguar se ceremonia do të jetë private dhe do të jenë të ftuar vetëm 25 miq të familjes mbretërore.

Pasi ceremonia të përfundojë, pallati ‘Buckingham’ do të publikojë fotot e vogëlushit, njësoj si në pagëzimin e djalit të Kate dhe William vitin e kaluar.

Korrespondentja e mbretërisë, Victoria Murphy, u shpreh për ‘ABC News’ se Meghan dhe Harry do t’i tregojnë emrat e kumbarëve të te voglit, pasi ceremonia të përfundojë. Me siguri të gjithë ndjekësit e familjes mbretërore, janë duke pritur me shumë kërshëri detaje të tjera nga pagëzimi i Archie-t.

Të fundit