Flash News

KRYESORE

Çifti Obama në bisedime me Netflix, do të sjellin histori frymëzuese

Çifti Obama në bisedime me Netflix, do të sjellin histori

Ish-presidenti amerikan Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle janë në bisedime me Netflix për të sjellë një seri shfaqjesh të profilit të lartë.

 Sipas “The New York Times”,  kompania i ka propozuar një marrëveshje çiftit Obama për të sjellë një format ekskluziv në shërbimin e transmetimit të videove.

Një ide e mundshme është ajo për një shfaqje të moderuar nga ish-presidenti, me një fokus tek debati për çështje si kujdesi shëndetësor, ndryshimet klimaterike dhe emigracioni, tema të cilat kanë mbizotëruar dy mandatet e Obamës në Shtëpinë e Bardhë.

“The New York Times”shkruan se shfaqjet në Netflix nuk do të përdoren nga Obama për t’ju përgjigjur presidentit Donald Trump apo kritikëve konservatorë, por do të sjellin histori frymëzuese.

Obama është drejtpërdrejt i lidhur me audiencën përmes mediave sociale dhe numëron më shumë se 100 milionë ndjekës në ‘Twitter’, ndërkohë që faqja e tij në ‘Facebook’ pëlqehet nga 55 milionë përdorues.

Të fundit