Flash News

KRYESORE

Çifti shqiptar i këngëtarëve serenatë tek Infektivi për mjekët

Çifti shqiptar i këngëtarëve serenatë tek Infektivi

Partnerët Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha kanë kënduar për stafin mjekësor në Spitalin Infektiv në QSUT.

Çifti këndoi disa prej hiteve të njohura shqiptare duke dhënë sadopak moment të bukura për bluzat e bardha.

Mjekët kanë përshëndetur gjestin nga ballkoni i spitalit, edhe duke vallëzuar nën tingujt e muzikës. Marsela dhe Vitmari që prej ditëve të para të karantinës kanë mbajtur “koncert” live në rrjetet e tyre sociale.

E kësaj radhe koncerti ishte për ata që janë në vijën e parë të luftës, për stafin mjekësor të cilët po bëjnë të pamundurën për stafin mjekësor.

Të fundit