Flash News

KRYESORE

Çifti turk i jep fund lidhjes, shkak aktori me origjinë shqiptare?

Dy nga aktorët turq më të preferuar të publikut shqiptar duken se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Demet Ozdemir i njohur për rolin e saj në serialin “Dhoma 306” dhe Seçkin Ozdemir popullor për rolin e tij te “Shamikuqja” nuk janë më bashkë. Siç raportojnë mediat rozë në Turqi, çifti kishte filluar të bashkëjetonte e madje një fejesë e mundshme ishte në planet e tyre.

Por nga një kërkim i thjeshtë në rrjetet e tyre sociale ata nuk e ndjekin më njëri tjetrin dhe kanë fshirë fotot që kanë pasur së bashku. Kjo s’do të thotë gjë tjetër veçse çifti i aktorëve po përjeton një krizë. E për këtë besohet se është fajtor aktori me origjinë shqiptare Can Yaman, partneri I Demet në sheshin e xhirimit të serialit të ri që ata po realizojnë. Duket se Seçkin është xheloz për faktin që ata janë duke u shoqëruar gjatë gjithë kohës e kjo ka shtyrë drejt dhënies fund të lidhjes.

Gjithsesi ende nuk dihet nëse atkorët e njohur janë ndarë përfundimisht apo kjo është thjeshtë një krizë e momentit. /Blitz.al/

Të fundit