Flash News

KRYESORE

Cigaret elektronike/ Michigani bëhet shteti i parë që ndalon përdorimin e tyre. Cilat janë rreziqet

Cigaret elektronike/ Michigani bëhet shteti i parë që ndalon

Michigani do të jetë shteti i parë amerikan që ndalon tregtimin dhe përdorimin e cigareve elektronike me aromë.  Guvernatori Gretchen Ëhitmer tha në një intervistë për ‘Ëashington Post’ se ligji i ri synon të mbrojë të rinjtë nga efektet e dëmshme për shëndetin që sjell përdorimi i cigareve elektronike.

Sipas Neë York Times,  në muajt e fundit në Shtetet e Bashkuara, dhjetëra njerëz që përdorin cigare elektronike janë shtruar në spital me probleme të frymëmarrjes, që në disa raste kanë rezultuar shumë serioze.

Nga ana e tyre mjekët kanë hasur vështirësi të mëdha në përcaktimin e një diagnoze, për shkak të pamundësisë së rindërtimit të saktë të natyrës së substancave thithëse.

Neë Yok Times tregon se, problemet e mushkrive prekin kryesisht personat midis 20 dhe 30 vjeç, të cilët paraqiten në klinika dhe spitale me simptoma të tilla si vështirësi në frymëmarrje, marrje mendsh, të vjella dhe ndjesi të rraskapitjes. Për disa prej tyre është e nevojshme të qëndrojnë nën kujdes intensiv, me terapi që mund të zgjasin me javë.

Të fundit