Flash News

KRYESORE

Cikalleshi i lumtur për rikthimin: Çfarë më pëlqen te Reja, kjo skemë i duhet Shqipërisë!

Cikalleshi i lumtur për rikthimin: Çfarë më pëlqen te

Sokol Cikalleshi nuk mund ta fshehë gëzimin e rikthimit në kombëtare pas një mungese të gjatë. Tani në stolin e kuqezinjve është trajneri Edi Reja dhe sulmuesi kavajas tregon ndryshimin me ish teknikun Christian Panuçi.

“U bë një periudhë e gjatë. Vitin e kaluar, kur luante Kombëtarja, kam qenë i dëmtuar. Por, ka pasur edhe raste kur nuk kam qenë në zgjedhjet e ish-trajnerit. Tani me Rejan, ndihet ndjeshëm ndryshimi. Shikohet te lirshmëria e stafit dhe lojtarëve. Ndihemi mirë me Rejan, trajneri i jep hapësirën e duhur lojtarëve, por duke qenë edhe profesionist. Më ka pëlqyer se trajneri i rri afër të gjithëve, i flet të gjithëve një nga një. Kjo rrit harmoninë, dhe na bën të japim maksimumin, brenda dhe jashtë fushe.”, tha lojtari për “Supersport”.

Cikalleshi mendon se Shqipëria mund të luajë me dy sulmues në takimet eliminatore për Euro 2020.

“Kemi bërë skemën 3-5-2 këto ditë në stërvitje. Kemi një kohë të gjatë që luajmë me 1 sulmues, por tani është rritur mundësia të luajmë edhe me dy. Shpresoj që kur të aplikohet kjo skemë, të jetë pozitive për ekipin. I bie që do luajnë dy në sulm, dhe një tjetër do mbetet jashtë. Por, e kemi treguar se jemi një grup me harmoni, dhe i respektojmë zgjedhjet e trajnerit.”

Sulmuesi foli edhe për të ardhmen. “Kam 3 vite me Akhisarin, dhe jam në kontratë. Nuk mund të shtoj më shumë. Unë dua që të vazhdoj në Superligën turke, kontakte kam pasur, por është ende herët. Ka kohë për të menduar se ku do luaj. Por, ajo që ka shumë mundësi është se do vazhdoj të jem në Superligë edhe sezonin tjetër”, tha kavajasi.

Të fundit