Flash News

KRYESORE

Cikalleshi te Lacio? Agjenti: Ndihemi të nderuar, por askush nuk na ka kontaktuar

Cikalleshi te Lacio? Agjenti: Ndihemi të nderuar, por askush nuk na ka

Sokol Cikalleshi ndihet i nderuar që emri i tij lidhet me skuadrën e Lacios, ka deklaruar agjenti i tij, Emre Gumusdograyan.

27 vjeçari shqiptar që luan në pozicionin e sulmuesit raportohet të ketë tërhequr vëmendjen e skuadrës italianë dhe veçanërisht të drejtorit sportiv, Igli Tare.

“Kam lexuar çfarë ka thënë Tare dhe sigurisht që është nder të marrësh ato vlerësime, por askush nuk më ka kontaktuar mua deri më tani. Nëse kjo ndodh (transferimi), Lacio do të ishte kulmi i karrierës për lojtarit. Çdo gjë është e mundur nëse vjen një ofertë konkrete. Duhet të kemi parasysh se sapo kemi nënshkruar një kontratë të rëndësishme me Osmanlispor dhe Cikalleshi është tashmë blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit”, ka deklaruar Gumusdograyan.

Cikalleshi luajti 27 ndeshje sezonin e kaluar me skuadrën e Basaksehir, ku shënoi 10 gola dhe dha pesë asists.

Të fundit