Flash News

KRYESORE

Cikloni 'Ianos' shkakton dëme në ishujt grekë, paralajmëron Drejtoria Detare: 6-8 orët e ardhshme të rëndësishme për bregun shqiptar

Cikloni 'Ianos' shkakton dëme në ishujt grekë,

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar cikloni “Ianos” ka shkaktuar dëme të mëdha në disa prej ishujve grekë.

Mediat vendase bënë me dije se në ishujt Zakynthos, Ithaca dhe Kefalonia janë dëmtuar varka, mjete lundrimi, mole dhe janë përmbytur rrugë.

Nisur nga kjo situata, Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se ndonëse bregu shqiptar nuk është prekur, situata duhet të monitorohet në 6-8 orët e ardhshme.

"Drejtoria e Pergjithshme Detare po monitoron dhe eshtë ne kontakt me autoritetet Greke dhe kapitenerinë e Korfuzit për situatën dhe po merr indormacione për forcën dhe levizjen e ciklonit.

Drejoria e Pergjithshme Detare ben me dije se 6-8 orët e ardhshme janë të rendesishme dhe ka kerkuar nga Kapitenerite e Porteve dhe Autoritetet Portuale të Sarandes,Himares dhe Vlores që të japin informacion te detajuar çdo momente, dhe të monitorojnë mjetet lundruese qe do kërkojnë te dalin ne det", njofton Drejtoria e Përgjithshme Detare.

Të fundit