Flash News

KRYESORE

Cila do të ishte data e mundshme për zgjedhjet vendore pas shtyrjes së ’30 qershorit’

Cila do të ishte data e mundshme për zgjedhjet vendore pas shtyrjes

Konstitucionalisti dhe ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume e ka argumentuar si një vendim të sforcuar, por që duhet zbatuar nisur nga kushtet ku ndodhet vendi, aktin e presidentit Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve vendore.

Duke folur për ‘Report tv’, Kume foli edhe për datën e mundshme të zgjedhjeve, nëse anulohet ’30 qershori’ i parashikuar, në sajë të të cilit PS vijon fushatën elektorale.

Sipas Kumes, një datë e mundshme do të ishte midis 15 shtatorit dhe 30 nëntorit të këtij viti.

“Një datë e mundshme do të ishte mes 15 shtatorit dhe 30 nëntorit siç e parashikon Kodi Zgjedhor, por këmbëngul që përcaktimi i kësaj date duhet të jetë rezultat i punës së asaj që duhet të arrijnë forcat politike në ndryshimet që duhet t’i bëjnë ngrehinës ligjore duke nisur nga Kushtetuta te  Kodet dhe ligjet”, tha konstitucionalisti.

Rama paralajmëroi Metën me shkarkim, ish-kreu i KQZ: Vendimin e merr vetëm Gjykata Kushtetuese

Të fundit