Flash News

KRYESORE

Cila është rivalja më e denjë në politikë? Elisa Spiropali: Po, e kam një të tillë

Deputetja e Partisë Socialiste ka qenë një nga të ftuarit e emisionit “Shiko kush Luan” në Top Channel, e drejtuar nga Luana Vjollca.

Ajo është bërë pjesë e këtij emisioni edhe përmes lojërave dhe pyetësorëve, që vënë në vështirësi herë pas here të ftuarit.

Në një pyetësor të shkurtër, Luana e pyet Spiropalin, se cila është rivalja më e denjë në politikë.

Ajo nuk ka preferuar të japë emra konkret, por është shprehur se rivalja më e denjë në politikë është vetja e saj.

“Rivalja më e denjë është dikush që i druhesh vazhdimisht dhe ajo është vetja ime. Nëse sfidon veten, ke sfiduar edhe të tjerët”, u shpreh Spiropali.

Të fundit