Flash News

KRYESORE

Cilat ishin ‘arsyet e jashtme’ që ndaluan Gramoz Ruçin të shkonte në Ukrainë? Shqipëria merr drejtimin e Organizatës së Detit të Zi

Cilat ishin ‘arsyet e jashtme’ që ndaluan Gramoz Ruçin

Shqipëria ka marrë sot nga Ukraina drejtimin e Organizatës së Asamblesë Parlamentare për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi. Por kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi nuk ishte i pranishëm në Kjev për të qenë pjesë e konferencës së ‘PA BSEC’, ndërkohë që delegacioni shqiptar drejtohej nga deputeti Andrea Marto.

Kryeparlamentari i Ukrainës, Andry Paruby tha se kolegu i tij Ruçi nuk ishte i pranishëm për shkak të arsyeve të jashtme.

“Sot, në mënyrë simbolike i kalova drejtimin e PA BSEC te kolegu im i nderuar i Parlamentit të Shqipërisë, i cili nuk merr pjesë në takim për arsye të jashtme. I uroj atij suksese në zbatimin e të gjitha qëllimeve dhe detyrimeve me të cilat përballemi”, deklaroi Paruby.

Ruçi po drejton aktualisht seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë ku po diskutohet projekt-buxheti. Kjo seancë pritet të zgjasë deri në mesnatë dhe debatet e ashpra me opozitën mund të kenë ndikuar që Ruçi të mos ia besojë drejtimin nënkryetarëve, por të qëndrojë vetë në krye të Kuvendit.

Shqipëria do të drejtojë për gjashtë muaj ‘PA BSEC’, pjesë e së cilës jashtë 13 shtete: Rusia, Ukraina, Greqia, Serbia, Bullgaria, Armenia, Azerbajxhani, Turqia, Gjeorgjia, Rumania, Moldavia, Bjellorusia dhe Shqipëria.

13 shtete kanë statusin e vendit vëzhgues: Austria, Kroacia, Çekia, Egjipti, Franca, Gjermania, Israeli, Itali, Kazakistani, Polonia, Sllovakia, Tunisia dhe SHBA, si dhe Bashkimi Evropian.

Me 8 shtete ‘PA BSEC’ ka marrëdhënie për në disa sektorë të ndryshëm: Hungari, Iran, Japoni, Jordani, Koreja e Jugut, Mali i Zi, Slloveni, Britani e Madhe.

Të fundit