Flash News

KRYESORE

"Cilat janë 5 disfatat e qeverisë Rama sipas mendimit të politikës gjermane dhe Kancelares Merkel”

"Cilat janë 5 disfatat e qeverisë Rama sipas mendimit të

Avokati Spatak Ngjela rendit 5 disfatat e qeverisë Rama, që sipas së cilit janë mendimet e politikës gjermane dhe Kancelares Merkel. Se çfarë s’ka mundur të realizojë Rama gjatë qeverisjes së tij i tregon Ngjela si më poshtë:

“Takimi i fundit që pati kryeministri shqiptar në Berlin, ishte shumë i ftohtë; dhe kjo sepse gjermanët e kuptuan që kishin të bënin me një kryeministër që thoshte vetëm fjalë pa lidhje.

Në funksion të kësaj Angela Merkel i dha këtë konkluzion:

Qeveria Rama nuk ka mundur të realizojë:

  1. Reformën në drejtësi.

    2. Zgjidhjen e problemit të pronave ( as e ka filluar).

    3. Ndarjen territoriale në formë federale me pavarësi të plotë ekonomiko-politike.

    4. Ristrukturim i sistemit arsimor në drejtim të intelektit dhe prodhimit të punëtorëve të kualifikur.

    5. Sitemi shëndetësor kërkon ristrukturim të plotë në mënyrat e financimit....

Të katra këto janë prioritete që duhet të formojnë Shqipërinë për të qenë e gatshme për në Bashkimin Europian.

Por, ka mundësi Rama t'i realizojë këto?

Rama jo vetëm që nuk ka mundësi t'i realizojë këto, por ai as nuk i dëshiron.

Po pse?

Reforma në Drejtësi e penalizon.

Zgjidhen e problemit të pronave Rama nuk e kupton dot.

Ndarjen territoriale në formë federale, Rama nuk e koncepton dot fare se i duket vetja që mbetet pa pushtet.

Ristrukturimin e sistemit arsimor Rama nuk e di fare se çfarë është. 

Mënyrën e financimit të sistemit arsimor, kryeministri nuk arrin ta kuptojë dot fare.

Siç shihet kryeministri shqiptar për Perëndimin ka dëshruar.

Po shqiptarët çdo të bëjnë?”

 

Të fundit