Flash News

KRYESORE

Cilat janë bizneset ku i ‘pastron’ paratë krimi i organizuar, eksperti: Janë 3 “Al Kapone” në Shqipëri

Cilat janë bizneset ku i ‘pastron’ paratë krimi i

Drejtues të krimit të organizuar në Shqipëri i pastrojnë paratë përmes bizneseve të mëdha. Sipas Hekuran Vladit, ekspert i Krimit të Organizuar dhe Sigurisë, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafein”, bizneset ku i kanë të përqendruara më tepër paratë e ‘pista’ janë industria e Hidrocentraleve dhe ato minerare.

“Krimi i organizuar ka ngritur biznese në industrinë e energjetikës, jo të gjitha janë të tilla. Po ashtu edhe në atë minerare, apo në ndërtim. Po të shikojmë, janë ndërtuar shumë pallate e hotele kryesisht në Tiranë dhe në vendet bregdetare si Vlorë, Shkodër etj.. Pra, kështu pastrohet para, në një formë, ose në një tjetër”, u shpreh Vladi, i cili shtoi se ky fakt e shkatërron konkurrencën që zhvillon edhe sistemin kapitalist.

I pyetur se kush janë këta persona që mund të cilësohen edhe si ‘Al Kapone” në Shqipëri, Vladi tha se janë tre të tillë.

“Ka dy ose tre al Kapone, por nuk mund të flas me emra se nuk e kam ndërmend të bie dëshmori i pari për këtë çështje. Emrat i njeh publiku dhe ia lëmë prokurores Arta Marku të merret me ta”, tha eksperti.

Të fundit