Flash News

KRYESORE

Cilat janë dosjet e bujshme që do të hetojë SPAK, e nis me ish-zyrtarin e lartë që u shpall ‘non grata’ nga SHBA

Nga sot, SPAK ose Struktura e Posaçme Ani-korrupsion nis zyrtarisht nga puna.

Një ditë më parë, 8 prokurorët Elida Kaçkini, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Behar Dibra, Arben Kraja, Klodian Braho, Ened Nakuçi dhe Altin Dumani u betuan te presidenti Ilir Meta, ndërsa në të njëjtën ditë KLP shpalli edhe kreun  e SPAK, Arben Krajan.

Me betimin te presidenti, SPAK nis punën zyrtarisht për hetimin e dosjeve të ‘nxehta’ për korrupsionin e lartë dhe krimin e organizuar.

Ngritja e SPAK solli “shkrirjen” e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe për pasojë, KLP bëri shpërndarjen e prokurorëve të mbetur në organin e akuzës në Tiranë dhe në rrethe.

Por cilat janë dosjet e bujshme që do të marrë në shqyrtim SPAK, për plotësimin e pritshmërive të publikut.

Sipas kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, në një intervistë për DW në korrik të këtij viti tha se objekt të punës së SPAK-ut pas ngritjes do të jetë hetimi i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për pastrim parash.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ai ka sqaruar se Prokuroria e Posaçme do të trashëgojë 90% të portofolit të asaj të Krimeve të Rënda.

“SPAK  do të trashëgojë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda rreth 90 % të portofolit të kësaj prokurorie, p.sh. do të vijojë hetimin e pastrimit të parave nga ish-Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla. Besimi i publikut tek SPAK do të sjellë kallëzime të reja penale. Vetë prokurorët e SPAK, shpresoj të gjejnë guximin të aktivizojnë çështje të fjetura" tha Ibrahimi disa muaj më parë.

Kujtojmë se Llalla është shpallur ngë SHBA si person ‘non grata’ bashkë me ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako dhe Tom Doshin bashkë me familjarët e tyre.

Ndërkohë, dosje të tjera që pritet të hetohen nga kjo strukturë janë ajo e Arbër Çekajt për 613 kg kokainë të kapur një vit më parë në Durrës, grupit Habilajt, dosja 339/1 Grupi i Parë, Gjergji Kohilajt dhe Sokol Bodes, të dyshuarit për vrasjen e Devi Kasmit, grekun Efthymiou Efthymious etj.

Të fundit