Flash News

KRYESORE

Cilat janë dy bankat që iu grabitën 10 milionë euro në Rinas

Cilat janë dy bankat që iu grabitën 10 milionë euro në

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja në Rinas, ku u grabitën rreth 10 milionë euro, që po përgatiteshin të transportoheshin me avion në Austri. Një burim i deklaroi Politiko.al se paratë e marra u perkisnin dy bankave të nivelit të dytë ne vend: Raiffeisen Bank dhe Societe Generale.

Sa i takon ngjarjes, grabitësit të veshur me uniforma kamuflazhi prenë derën në pjesën veriore të aeroportit, e cila shërben për hyrjen e zjarrfikësve. Me një furgon të bardhë me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” i janë afruar avionit. Kanë hyrë me shpejtësi deri në brendësi të pistës e më pas kanë hipur tek hangari i avionit dhe kanë marrë thasët me para.

E gjithë grabitja u pa nga pasagjerët brenda në avion, të cilët kanë kujtuar se po ndodh një stërvitje policore.

Të fundit