Flash News

KRYESORE

Cilat janë dy objektet e rëndësishme që Rusia po tenton të blejë në qendër të Tiranës dhe në detin shqiptar?

Cilat janë dy objektet e rëndësishme që Rusia po tenton

Diplomati Shaban Murati flet për përpjekjet e Rusisë për të blerë dy objekte të rëndësishme në territorin e Shqipërisë. Në komentin e publikuar në ‘Gazetën Shqiptare’, Murati shprehet se Moska po tenton të blejë vetë ose përmes një shteti të tretë dy objekte të rëndësishme, njëri në mes të Tiranës dhe tjetri në mes të detit, por pa dhënë më shumë detaje.

Murati flet edhe për përpjekjet e diplomacisë ruse dhe serbe për t’i këshilluar Tiranës dobitë e modelit të “dy karrigeve” dhe të krijojë një marrëdhënie specifike me Moskën.

“Shteti shqiptar nuk është i imunizuar nga përpjekjet ruse për të neutralizuar Shqipërinë si faktor në rajon. Ka një përputhje interesash strategjike të Rusisë me Serbinë për të mos lënë Shqipërinë dhe Kosovën dhe kombin shqiptar të jenë faktor i interesave perëndimore. Diplomacia ruse dhe serbe janë përpjekur t’i këshillojnë Tiranës dobitë e modelit të “dy karrigeve” dhe të krijojë një marrëdhënie specifike me Moskën. Rusia po tenton të blejë vetë ose përmes një shteti të tretë dy objekte të rëndësishme në Shqipëri, njeri në mes të Tiranës dhe tjetri në mes të detit. Përkrahësit e sponsorizuar shqiptarë të modelit serb të “dy karrigeve” vazhdojnë leksionet për dobitë e investimeve dhe të lidhjeve ruse, duke krijuar tym rreth zyrave shtetërore, të cilat për fat të keq i mbajnë afër sirenat serbe dhe ruse. Shqipëria duhet të përcaktojë qartë me kë po bashkëpunon: me Serbinë e Rusisë apo me Serbinë e BE. Serbia reale është ajo për të cilën shpreh shqetësim Amerika dhe këtë nuk duhet ta harrojnë për asnjë moment as qeveria, as diplomacia dhe as partitë politike shqiptare”, shkruan Murati.

Të fundit