Flash News

KRYESORE

Cilat janë dy pyetjet që Rama refuzoi t’u përgjigjet gjatë prezantimit të prefektëve të rinj?

Cilat janë dy pyetjet që Rama refuzoi t’u përgjigjet

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar 12 prefektët e rinj, pas shkarkimeve të atyre të mëparshmëve. Por, Rama ka refuzuar t’u përgjigjet 2 pyetjeve të gazetarëve.

“Ju folët për një profil të ri të prefektit, a do të kenë këto prefekt kompetenca të reja ligjore? Në dorëheqjen e Visho Ajazit a është dhënë motivacioni dhe a është e vërtetë që ka patur një dakordësim mes jush?”, këto ishin pyetjet e gazetares, por përgjigja e Ramës qe e prerë.

“Përsa i përket pyetjes së dytë kalojmë te e treta”, u shpreh Rama.

Po ashtu kryeministri nuk i’u përgjigj dhe pyetjes, “Zhvillimet në Himarë, a ju ka shqetësuar qëndrimi i Athinës zyrtare, qëndrimi i opozitës apo i zotit Dule?”.

Rama duke injoruar gazetaren kaloi te pyetja tjetër.

Të fundit