Flash News

KRYESORE

Cilat janë gjërat që bëjnë çiftet e lumtura çdo ditë

Cilat janë gjërat që bëjnë çiftet e lumtura

Çdo çift është i ndryshëm. Ndërsa ju pëlqeni të dilni në një takim darkave, një çift tjetër mund të jetë duke parë filma në Netflix. Por pavarëisht shijes personale dhe se si e kalojnë kohën, ekspertët thonë de çiftet e lumtura bëjnë çdo ditë këto gjëra:

I lënë dhe ju rikthehen bashkë ritualeve

Sipas Lesli Doares, trajner martesash dhe autore e librit “Blueprint For A Lasting Marriage”, kërkuesit mbështesin idenë se çiftet që kanë rituale të përbashkëta kanë një lidhje më të lumtur. Pse? Sepse po bëni një përpjekje të vetëdijshme për të kërkuar njëri-tjetrin.

Komunikimi është i rëndësishëm, qoftë edhe një përshëndetje

Trajneri i marrdhënieve Toni Coleman thotë se çiftet që komunikojnë mbajnë shpirtin “peshë”. Kjo do të thotë se “prekin bazën” gjatë gjithë ditës, qoftë me telefonata apo mesazhe vetëm sa për të thënë një “çkemi”. Ose për të shkëmbyer një mendim apo ide, sepse kjo tregon se ju po mendoni për njëri-tjetrin.

Shkëmbim të qeshurash

Çiftet e lumtura qeshin sa herë që munden. Nëse ju shihni diçka që ju bën për të qeshur, atëhere ndajeni me partnerin. Nëse shihni një foto apo video që ju sjell në humor, dërgojani dhe atij. Dhe e kundërta. Të ndash sensin e humorit me partnerin/en është shumë e rëndësishme për ‘kiminë’ e lidhjes.

I japin njëri-tjetrit të pakten një kompliment të sinqertë

Një marrdhënie e shëndetshme është kur e bën partnerin të ndihet mirë. Pse? Sepse komplimentet e rregullta do të funksionojnë më shumë se sa besimi që jep dashuria.

Burimi: Brides

Të fundit