Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Cilat janë qytetet që kontrollohen nga bandat mafioze, Nishani: Jemi më keq se në ’97-ën
Ish-presidenti Bujar Nishani i cilëson vitet e fundit nën drejtimin e qeverisë “Rama”, si më të errëta se vitet e tranzicionit në vitin 1997, nisur nga ngjarjet kriminale.
“Qeveria aktuale e ka degraduar imazhin e Shqipërisë në pikën më të ulët që nga ngjarjet e dhunshme të vitit të mbrapshtë 1997”, shkruan Nishani përmes një statusi në facebook, ndërsa tregon se cilat janë qytetet e vendit, që kontrollohen nga bandat mafioze.
REAGIMI I PLOTË
Kur ligji degradon në karikaturë !
Qeveria aktuale e ka degraduar imazhin e Shqipërisë në pikën më të ulët që nga ngjarjet e dhunëshme të vitit të mbrapshtë 1997.
Por jo vetëm imazhin por edhe sistemin tonë politik dhe në tërësi komponentët e një shteti.
Mediat prestigjoze ndërkombëtare, kryesisht ato evropiane përcjellin në mënyrë frekuente tek opinioni ndërkombëtar dhe tek institucionet vendimarrëse modelin e një narkoshteti dhe bashkëqeverisje me krimin e organizuar.
Për fatin e keq të të gjithë neve ky konstatim i tyre nuk mbart thjesht një imazh të keq por një realitet shumë të hidhur në Shqipëri të cilin nuk duhet ta pranojmë.
Qëndra Europiane e Drogave dhe Varësisë nga Drogat (EMCDDA) deklaronte para pak ditësh se ; “Grupet kriminale shqiptare po marrin drejtimin e shpërndarjes së narkotikëve në tregjet e BE-së, duke shqetësuar dukshëm Europën....,dyshimet janë se bosët e krimit në Shqipëri janë të mbrojtur dhe nuk i gjen gjë”.
Kjo e vërtetë e hidhur përtej pasojave kriminale për sigurinë në hapësirën europiane ka një ndikim edhe më kriminal brenda Shqipërisë. Prej kohësh tashmë opinioni njeh mirë identitetin dhe veprimtarinë komplekse të disa familjeve mafioze dhe të një dyzine grupesh të krimit të organizuar që kanë mpleksur veprimtarinë e mirëfilltë kriminale me politikën dhe pushtetin vendimarrës në vend. Trafiku i drogave që nga kanabisi tek heroina e deri kokaina duke patur të hapura të gjitha kanalet e lehtësimit të tij, ju ka mundësuar pasuri të shumta të patundëshme dhe miliarda në kesh. Me to lehtësisht blejnë zgjedhjet politike në interes të garantuesve të tyre politik, financojnë media dhe punësojnë individë të krimit ordiner për të terrorizuar qytetarët. Ky është cikli i një mekanizmi okult “krim-politik-krim” i cili prodhon pushtet pa mbarim.
Propaganda qeveritare flet brenda vendit dhe përballë ndërkombëtarëve për “ligj” dhe “forcën e ligjit”. Por askush nga këto grupe mafioze nuk është prekur deri më sot. Asnjë fije e pasurisë së tyre kriminale dhe e pushtetshme nuk është cënuar, goditur apo sekuestruar.
Në Tiranë këto grupe mafioze kontrollojnë zhvillim urban dhe përcaktojnë se kush duhet të ndërtoj dhe pastrojë paratë në ndërtim.
Si shpërblim vota për të garantuar mbajtjen e pushtetit.
Qyteti i Durrësit (deri pak kohë më parë simboli i qytetarisë dhe civilizimit), tashmë është totalisht nën kontrollin e grupeve të njohura mafioze. Ata vendosin deri se kush do jetë drejtor, kontrollor, firmëtar, e çdo gjë tjetër. Një qytet ku frika ka ndrydhur zemrën e çdo njeriu në këtë vend simbol të të qenurit i lirë.
Vlora e antikonformizmit dhe nervit kombëtar është kthyer totalisht në mexhilisin e dispeçërve të narkotikëve që njihen mirë për lidhjet dhe shërbimet e tyre politike.
Fieri, ky qytet i njerëzve të punës tashmë strehon vrasësit me pagesat më të lira.
Të gjitha dihen, gjithkush njihet.
Askush nuk vepron !
Ndaj dhe mekanizmi obskur kriminal çelnikoset më shumë.
Ja pra që edhe pse ligji ekziston, asgje nuk ndryshon.
Ka një arsye shumë të fortë dhe po aq të thjeshtë.
Ata duhen për të mbajtur pushtetin.
Ata e dinë gjithashtu se duhet pushteti që të vijojnë punën e tyre.
Ligji kthehet në një karikaturë që përqesh.
Qëndra Europiane e Drogave dhe Varësisë nga Drogat (EMCDDA) vijon në analizën e saj ; “Europa ka qenë e butë me Shqipërinë për historinë e kanabisit, pasi ai nuk konsiderohet si drogë shumë e dëmshme dhe është në proces legalizimi në shumë vende. Por, tani kanabisi është rikthyer sërish si prioritet, pasi ai gjeneron para për kriminelët, të cilët i investojnë pastaj këto para dhe shtrembërojnë ekonominë, shtrembërojnë shoqërinë, korruptojnë zyrtarët lokalë, sektorin privat etj. Ata janë të lidhur me bosët e krimit, që janë në Shqipëri dhe me sa duket janë të mbrojtur dhe asgjë nuk i gjen ata atje dhe ata organizojnë operacione dhe marrin paratë nga operacione që kryhen jashtë vendit, si trafikimi i kokainës dhe heroinës”.
Tani mbetet për tu parë se pas këtij reflektimi evropian a do vazhdoj të jetë e butë Evropa me këtë model kriminaliteti në Shqipëri ???
Po ndaj korrupsionit të ngritur në sistem dhe pothuajse gati të legjitimuar në Shqipëri a do jetë e butë Europa ???
Para pak ditësh pamë një show policesk të arrestimeve kolektive “për shpërdorim detyre” në Bashkinë e Lezhës.
Por nuk kemi parë në këto pesë vite të kësaj qeverie asnjë arrestim për shpërdorim detyre të denoncuar nga dhjetra raporte zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit !!!
Miliarda lek të shpërdoruara, procedura të denoncuara, zyrtarë të identifikuar por asnjë hetim nga krimi ekonomik i policisë, asnjë referim prej tyre në prokurori !!! Pse ???
Kryeministria dhe Ministria e Brendshme e kanë në dispozicion ligjin dhe procedurën. Por e kanë injoruar totalisht atë.
Kështu pra, ai ka degraduar edhe në këtë rast.
Arsyeja është e qartë dhe e thjeshtë.
Ata zyrtarë, me ato para duhen për të blerë votat në zgjedhjet e rradhës.
Zgjedhjet e rradhës po vijnë.
Pas një viti janë tek porta.
E gjithë rrjeta e zezë e ngritur deri tani mesa duket nuk po i mjafton pushtetit për ti grabitur ato përsëri.
Karikatura e zgjedhjeve për pushtetin lokal nisi me ligjin e njēanshëm dhe totalisht partiak të ndarjes së re territorjale.
Koha tregoj që ajo vetëm reformë nuk ishte. Qasje drejt monizmit po !
Vetëm me një shikim të shpejtë konstaton se njësitë administrative më të vogla (duke marrë ato me më pak se 20 000 votues) të fituara nga PS janë 12 (dymbëdhjetë) bashki, ndërsa të fituara nga PD janë vetëm 2 (dy). I tillë ishte dizenjimi i tyre.
Ai vijonte partizançe dhe më tej.
Zona me e vogel e fituar nga PS ishte me 5 700 votues (Libohova), ndërsa ajo më e vogël e fituar nga PD me 15 500 votues (Klos). Abuzimi nuk ndalej as këtu.
Një kryetar bashkie edhe pse mund të fitonte me fare pak vota emëronte njëanshmërisht të gjithë drejtuesit e njësive që deri më parē zgjidheshin nga qytetarët. Këta caktojnë kryepleqtë, ata të tjerët e kështu vendosej kontrolli i plotë mbi çdo familje e qytetar.
Në funksion të votave normalisht.
Më karikaturë se kaq nuk ka se ku të gjesh model tjetër ligji.
Por dukshëm që edhe të gjitha këto nuk po mjaftojnë për të kapur zgjedhjet e rradhës, ndaj investimi i pushtetit tashmë është drejtuar tek asgjesimi i opozitës. Paratë e trafikut të drogë janë në dispozicion të kësaj lufte. Njerëzit e korruptuar dhe peng të drejtësisë janë në koalicion. Ligjet kanë degraduar në karikaturë të vet pushtetit në këtë luftë të pushtetit kundër opozitës.
Një luftë krejt e pabarabartë por që nuk mund të dorëzohet. Për më tepër kur dhe ligji ka degraduar në një karikaturë.
Po Evropa, a do të tregohet e butë me këtë luftë në Shqipëri ?
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38