Flash News

KRYESORE

Cilësohet si ‘truri i bandës’, por Enver Bajri i shpëtoi policisë, a u dekonspirua operacioni “Oaz”?  

Cilësohet si ‘truri i bandës’, por Enver Bajri i

Zv.ministri i Brendshëm, Besfort Llamallari ka zbardhur detaje të reja lidhur me operacionin “Oaz”, ku u arrestuan anëtarë të bandës “Bajri”, përfshirë edhe ish-portierin e Vllaznisë në Shkodër, Armir Grima.

Por, Enver Bajri, i cilësuar si ‘truri i bandës’ vazhdon të jetë i lirë dhe në arrati. I pyetur nëse kemi të bëjmë me një dekonspirim të operacionit, zv.ministri u shpreh se nuk ka informacione për dekonspirim dhe ndaj tij tashmë është lëshuar një mandat arresti.

“Për Enver Bajrin është lëshuar një mandat arresti dhe hetimet për arrestimin e tij vijojnë. Nuk mund ta them nëse ndodhet jashtë vendit, por hetimet vijojnë që edhe të shpallurit në kërkim të vihen para drejtësisë”, tha Llamallari.

Të fundit