Flash News

KRYESORE

Cilët deputetë preferoi Basha të ketë në krah për 4 vitet e ardhshme? Vendi që zgjodhi Berisha, Duma, Pollo...

Cilët deputetë preferoi Basha të ketë në krah për

Mbledhja e parë e grupit parlamentar të PD-së ishte e rëndësishme për të parë pozicionet në tavolinë të deputetëve për katër vitet e ardhshme. Ulja e deputetëve pranë apo larg kryetarit është një mesazh domethënës që tregon shumë në politikë.

Dy personat që do i qëndrojnë Bashës në krah për katër vitet e ardhshme nuk ndryshojnë. Ata janë Edmond Spaho dhe Edi Paloka, të cilëve u janë besuar detyrat e rëndësishme të kreut të Grupit Parlamentar dhe nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.

Ish-kryetari Sali Berisha nuk ndryshuar karrige nga ajo që mbajti për katër vite, por ai që ka ndryshuar është deputeti që ka në krah. Vendin e Jozefina Topallit, e mbetur jashtë Kuvendit, e ka zënë Tritan Shehu dhe pas tij vjen menjëherë Grida Duma.

Endri Hasa, Albana Vokshi dhe Oerd Bylykbashi janë rreshtuar në krah të Edmond Spahos, ndërkohë Genc Pollo, Fatmir Mediu dhe Eduard Halimi janë ulur në rreshtin e dytë në sallë.

Basha vendos çfarë do të bëjë nesër me votën për Gramoz Ruçin, urdhrin ua jep deputetëve

Të fundit